Sezoni i uraganeve: Numër rekord i stuhive të emërtuara në Atlantik

Sezoni i uraganeve: Numër rekord i stuhive të emërtuara në Atlantik

Sezoni i uraganeve në Atlantik këtë vit ka thyer rekord për numrin e stuhive të emëruara, thotë Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së.

Stuhia subtropikale Teta është stuhia e 29-të në Atlantik këtë vit, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 28 të vendosur në vitin 2005.

Parashikuesit thonë se një sistem tjetër po formohet në Karaibe i cili mund të emërohet në të ardhmen e afërt.

Meteorologët thonë se disa faktorë qëndrojnë prapa numrit në rritje të stuhive tropikale.

Stuhive veçanërisht të rrezikshme u jepen emra për të rritur ndërgjegjësimin e publikut para se të godasin.

Sezoni i stuhive, që nis në qershor e vazhdon deri në nëntor, ka prodhuar disa stuhi të fuqishme, duke përfshirë Etan, që ka goditur Floridan gjatë fundjavës.

Zeta ka goditur Luizianën në fund të tetorit, duke u bërë e pesta me radhë që prek këtë shtet.

Teta, që nuk është saktësisht stuhi, është duke u drejtuar drejt jugut të Evropës.

Shkencëtarët thonë se stuhitë janë bërë më të fuqishme teksa temperatura e oqeaneve rritet, duke ofruar më shumë energji për stuhi./Motilokal.com