Reshjet e mëdha të shiut përmbytin Kurbinin

Reshjet e mëdha të shiut përmbytin Kurbinin

Një rrebesh shiu që ka rënë gjatë natës ka përmbytur me dhjetëra hektarë tokë dhe shtëpi në zonën e Kurbinit.

Përroi që kalon përmes qytetit nga reshjet e mëdha të shiut ka dalë nga shtrati duke përmbytur pjesën më të madhe të qytetit.

Reshjet e mëdha kanë bllokuar edhe nënkalimi e autostradës në Mamurras. Nga përmbytjet është devijuar edhe trafiku.

Edhe në qytetin e Laçit janë përmbytur rrugët nga reshjet e shiut. /Motilokal.com