Surprizat e motit, mësoni si do jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Surprizat e motit, mësoni si do jetë moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri do të jetë pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa nga mesdita pothuajse i kthjellët, vende-vende edhe reshje lokale shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 18 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 17 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 17 °C./Motilokal.com