Sot vranët dhe riga të dobëta shiu, ndërsa fundjava me mot të kthjellët e me diell në Kosovë

Sot vranët dhe riga të dobëta shiu, ndërsa fundjava me mot të kthjellët e me diell në Kosovë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ftohtë e kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 6 deri në 12 °C.

Dita e shtunë do të jetë mëngjesi i ftohtë e me mjegull, ndërsa gjatë ditës kryesisht i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 12 °C.

E diela do të mbajë mot pjesërisht me re në mëngjes, nga mesdita qielli mbi Kosovë do të jetë i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 13 °C./Motilokal.com