Një pjesë e Jugut të Evropës do të përfshihet nga moti shumë i ngrohtë, temperaturat do të jenë shumë mbi mesataren që është e pazakontë për mesin e tetorit.
Zonat anticiklonike do të fuqizohen mbi Mesdheun ditën e sotme dhe ngadalë do të shtrihet drejt lindjes në Evropën Lindore, ku vazhdon deri në fillim të javës tjetër. Kjo do të sjell mot shumë të ngrohtë në rajon.
Moti i ngrohtë pritet në të gjithë Evropën jugperëndimore, jug, qendrore, si dhe Evropën Lindore dhe Juglindore gjatë fundjavës me temperatura kryesisht 4 deri në 8 °C mbi mesataren.
Edhe më e ngrohtë pritet në fillim të javës tjetër, rreth 8 deri në 10 °C mbi mesataren në të gjithë Evropën qendrore, lindore dhe juglindore!
Niveli 1500 metra lartësi mbi detare, temperatura do të jetë shumë më e lartë se mesatarja 8 deri në 12 °C mbi mesataren. /Motilokal.com