Ka rreth 300 milionë planete që ekzistojnë jashtë Sistemit tonë Diellor, por brenda Rrugës së Qumështit që potencialisht mund të ketë jetë, sipas NASA.
Katër prej tyre janë brenda vetëm 30 vite dritë nga Toka, me më të afërtin vetëm 20 vite drite larg, deklaron agjencia hapësinore.
Studiuesit arritën në shifrën 300 milionëshe bazuar në supozimin konservator që shtatë për qind e yjeve si Dielli kanë një botë të banueshme që rrotullohet rreth tyre.
Sidoqoftë, ata paralajmërojnë që shifra e vërtetë mund të jetë deri në 75 për qind më e lartë, e cila do të bënte që shifra prej 300 milionësh të kalonte në rreth tre miliardë.
Mirëpo, shifra 300 milionë është marrë si shifra më e vogël e mundshme, në rrethanat më të mira, janë rreth 3 miliardë planetë në galaktikën tonë që mund të zhvillojnë jetën njerëzore.
Këto të dhëna janë marrë nga teleskopi Kepler që u dërgua në hapsirë për rreth 3,5 vite, por rezervat e karburantit ishin të mjaftueshme për ta mbajtur atë në hapsirë për 9 vite, 7 muaj dhe 23 ditë.
Kepler u kthye në tokë në vitin 2018.
Të dhënat e mbledhura nga Kepler janë aq të shumëta që edhe tani pas 2 vitesh, astronomët publikojnë zbulime të reja.
Astronomët e kanë gjetur këtë shifër të planetëve të banueshme vetëm mes planetëve me madhësi mes gjysmës së diametrit të tokës, ose 50% më të madh.
Kjo është bërë sepse planetët më të mëdhenj zakonisht kanë gazra helmues për njerëzit, si shembull Jupiteri ose Saturni.
Gjatë rrugëtimit të tij, Kepler ka konfirmuar 2,662 planetë, ka dokumentuar 62 supernova (Shpërthime të yjeve), ka udhëtuar më shumë se 150 milionë kilometra larg tokës.
“Ne e dimë që një pjesë e mirë e atyre planetëve mund të jetë shkëmbore dhe e banueshme. Megjithëse ky rezultat është larg një vlere përfundimtare, dhe uji në sipërfaqen e një planeti është vetëm një nga shumë faktorë për të mbështetur jetën, është jashtëzakonisht emocionuese që kemi llogaritur me kaq shumë besim dhe saktësi që këto botë janë kaq të zakonshme", tha autori kryesor, Steve Bryson, një studiues në Qendrën e Kërkimeve Ames të NASA-s në Kaliforni./Motilokal.com
