Një aeroplan transporti Antonov An-124 Condor i linjave të specializuara ruse Volga-Dnepr, ka bërë një ulje dramatike emergjencë në aeroportin e Novosibirsk në Siberi pas dështim të motorit pak pas ngritjes.
Aeroplani më i madh në botë, i cili mund të transportojë deri në 150 ton mallra u nis nga aeroporti i Novosibirsk në Siberi, por menjëherë shfaqi problem duke humbur dhe kontaktin me radio zyrtarët e aeroportit.
Në aeroplanin gjigant nuk kishte ngarkesë vetë 14 persona në bord erdhi disa herë rrotull pistës përpara së të rrëshqiste dhe të dëmtohej rëndë.
Video e incidentit tregon se An-124 vjen të ulet në Novosibirsk rreth dy minuta pasi ishte ngritur prej tij. Ai tejkalon pistën e fluturimit me 200-300 metra dhe ndalon më në fund me hundën që i ngulet në dëborë./Motilokal.com



