Kina lëshoi satelitin e komunikimit celular të gjeneratës së re “Tiantong-1”. Tiantong 1-02 është sateliti i dytë në sistemin “Tiantong 1”, i cili është zhvilluar nga Akademia Kineze e Teknologjisë Hapësinore dhe përbëhet nga asete të bazuara në hapësirë, pajisje tokësore dhe terminale përdoruesish.
Sateliti, me anë të raketës “Long March-3B”, është lëshuar nga Qendra e Lëshimeve të Satelitëve në perëndim të vendit, transmeton chinadaily.
Kina synon të sigurojë një infrastrukturë të besueshme të komunikimit celular që mund të funksionojë në të gjitha kushtet e motit.
Shërbimi i tij do të jetë veçanërisht i dobishëm kur përdoruesit janë në vende me qasje të kufizuar në rrjetet tradicionale të komunikimit si malet dhe pllajat.
Me shërbimin e rrjeteve celulare përveç Kinës dhe vendeve të tjera përreth synohet të përfshihen edhe Mesdheu Lindor, Afrika, Paqësori dhe vendet që lagen nga Oqeani Indian./Motilokal.com
