Mbërrin ‘përbindëshi’ i ri, Ferrari prezanton modelin SF90 Spider

Mbërrin ‘përbindëshi’ i ri, Ferrari prezanton modelin SF90 Spider

Ferrari ka zbuluar versionin e konvertueshëm të SF90 Stradale, që quhet SF90 Spider. Vetura e re do të ketë specifika të ngjashme me modelin e nxjerrë në treg vitin e shkuar, me një motor me djegie me 8 cilindra dhe 780 kuaj fuqi, të integruar në dy motorë elektrik të montuar në pjesën e përparme. SF90 Spider mund të arrijë deri në 100 km/orë për 2.5 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 340 km/orë.

Ekzistojnë katër mënyra lëvizjeje dhe me atë eDrive, bateria 7.9 kwh i jep SF90 Spider një diapazon elektrik prej 25 km/orë. Pjesa e përparme është pothuajse identike me Coupe.  Kompania pretendon se SF90 Spider është vetëm 0.5 sekonda më i ngadaltë se Stradale që e bën atë 0.2 sekonda më të shpejtë se LaFerrari.

SF90 Spider është planifikuar të mbërrijë në tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe pritet të kushtojë rreth 10 për qind më shumë se Stradale, i cili ka aktualisht një çmim prej 507.300 dollarësh.

Prodhuesi i veturave ka premtuar se deri në vitin 2022, 60% e mjeteve në shitje do të jenë hibrid. Një Ferrari totalisht elektrik nuk pritet të paktën deri në vitin 2025, pasi teknologjia për bateritë kërkon studim dhe zhvillim të mëtejshëm dhe po ashtu do të duhet të përgatiten edhe klientët të cilët janë mësuar më një motor të zhurmshëm dhe jo një makinë që lëviz në qetësi./Motilokal.com

2020 Ferrari SF90 Spider - ballë heroi

Anësor Ferrari SF90 Spider 2020

2020 Ferrari SF90 Spider - prapa

2020 Ferrari SF90 Spider - brendshme

2020 Ferrari SF90 Spider - brendshme

2020 Ferrari SF90 Spider - prapa

2020 Ferrari SF90 Spider - prapa

Ferrari SF90 Spider 2020 - maja

2020 Ferrari SF90 Spider - përpara