Situata meteorologjike në Kosovë mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës së hënë me diell dhe vranësira kalimtare, nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu. Në viset e larta malore pritet të ketë reshje të borës, duke mos përjashtuar as në ultësira.
E hëna do të mbajë mot me diell, kryesisht i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 15 °C.
Dita e martë do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa pasdite me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 14 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 9 °C./Motilokal.com
