Ditëve të ngrohta me diell po ju vije fundit. Nga sot moti do të pësojë ndryshim, ku priten reshje shiu dhe bore në viset e larta malore.
Dita e hënë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të lehta shiu në mëngjes, ndërsa pasdite do të kemi mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të luhatën nga 12 deri në 19 °C.
E marta do të jetë me vranësira dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht gjatë paradites, kurse pasdite pritet të jetë moti pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të sillen prej 15 deri në 19 °C.

Situata meteorologjike në Kosovë mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës së hënë me diell dhe vranësira kalimtare, nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu. Në viset e larta malore pritet të ketë reshje të borës, duke mos përjashtuar as në ultësira.
E hëna do të mbajë mot me diell, kryesisht i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 15 °C.
Dita e martë do të jetë mëngjesi pjesërisht me re, ndërsa pasdite me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të luhatën prej 5 deri në 14 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 9 °C./Motilokal.com
