Bjeshkët e Rugovës janë një nga vendet më të bukura të Kosovës, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtet bujare me këtë vend.
Ju mund ta vizitoni në çdo stinë këtë krahinë të mrekullueshme, duke qenë të sigurt për argëtimin tuaj, i cili fillon me shëtitjet në natyrë, sidomos në kohë e vjeshtës ku gjethet kanë marrë ngjyra të mrekullueshme dhe toka është mbuluar nga to.
Bukuritë e Malit të Sharrit të lënë pa frymë. Në këtë vend gjendet edhe staza e bukur e Brezovicës, aty ku mund të shijoni bukurinë përrallore të stinës së vjeshtës.
Nëse vërtet keni planifikuar të kaloni fundjavë në vendet malore si Brezovicë, Prevallë, Rugovë e shumë vende të tjera në Kosovë. Mos hezito kliko motilokal.com dhe mëso si është moti.
Moti për ditën e shtunë në Rugovë do të mbajë i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin prej 6 deri në 18 oC. Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe ditën e diele.
Ndërsa në Brezovicë të shtunën do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri në 19 oC. Edhe dita e diele do të jetë me mot të kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin nga 14 deri në 21 oC. /Motilokal.com