Gara për një vaksinë të koronavirusit nga kompanitë farmaceutike është duke vazhduar me ritëm të shpejtë. Kompania firmën amerikane e bioteknologjisë Moderna ka publikuar rezultatet e testimit të gjerë të fazës së tretë eksperimentale kundër koronavirusit.
Një analizë e lëshuar të hënën, dhe bazuar në 95 pacientë me infeksione të konfirmuara nga COVID, zbuloi se vaksina kandidate ka një efikasitet prej 94.5 për qind.
Kompania tha se ka në plan të aplikojë tek rregullatori amerikan, Administrata e Ushqimit dhe Barnave, për autorizimin e përdorimit emergjent në javët e ardhshme.
Rezultatet e fundit janë lajme inkurajuese për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit derisa pasohet me një analizë të ngjashme të kompanisë Pfizer dhe BioNTech të cilët sugjeruan se vaksina doli 90 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes.
Vaksina Moderna, e cila po provohet në më shumë se 30,000 vullnetarë, nuk pritet të jetë në dispozicion jashtë SHBA-së deri vitin e ardhshëm. Kompania e bioteknologjisë tha se 20 milionë doza do të shpërndahen në SHBA deri në fund të vitit 2020 dhe shpreson që të prodhojë 500 milionë deri në një miliard doza vitin e ardhshëm.
Moderna ka rënë dakord të sigurojë SHBA-ve mbi 100 milionë doza, me një mundësi për të blerë 400 milionë më shumë. Japonia, Kanada, Zvicra, Katari dhe Izraeli gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshje dhe komisioni Evropian ka një "marrëveshje të mundshme blerjeje" për 80 deri në 160 milionë doza./Motilokal.com
