New Kim, pëllumbi belg shitet për 1.6 milion euro

New Kim, pëllumbi belg shitet për 1.6 milion euro

1.6 milion euro për një pëllumb 2 vjeç. Është kjo shifra rekord e një ankandi në Belgjikë, ku një pëllumb udhëtar nga 200 euro ka arritur vlerën e pabesueshme, duke lënë pronarin dhe atë që e rriti në një gjendje shoku.

Një pëllumb dy vjeç me emrin Nju Kim (New Kim) është shitur në ankand për shifrën rekord prej 1.6 milion eurosh.

Gjatë një gjysmë ore të furishme në fund të një ankandi dy-javor në qendrën e pëllumbave Pipa, dy ofertues kinezë që vepronin me pseudonimet Super Duper dhe Hitman ngritën çmimin ndërsa bënë oferta kundër njëri-tjetrit.

Ofertat për pëllumbin, një yll i fluturimit të gjatë, kishin mbërritur deri në 1.32 milion euro javën e kaluar duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 1.2 milion eurosh për një tjetër pëllumb belg, Armando.

Organizatorët u shprehën për Reuters, se kjo ishte një shifër e befasueshme pasi Nju Kim është dhe femër, dhe zakonisht janë pëllumbat meshkuj ata që kushtojnë më shumë. Nju Kim ka garuar vetëm në vitin 2018, duke marrë titullin si shpendi më i mirë i ri në Belgjikë.

Pëllumbat zakonisht mund të riprodhohen deri në 10 vjeç, dhe kjo shpjegon vlerën e madhe monetare.

Oferta e së dielës ishte përsëri provë se sporti dikur i çuditshëm, i cili dukej se ishte i destinuar të zhvillohej vetëm disa vjet më parë, tani ka një interesim të ri – madje elitar.

Gjatë të dielës thuhet se në ankand u nxorën të 445 zogjtë dhe shitja e përgjithshme tashmë ka kaluar vlerën e 6 milionë eurove./Motilokal.com