Keni bërë plane për të kaluar fundjavën në Theth? Shikoni parashikimin e motit

Keni bërë plane për të kaluar fundjavën në Theth? Shikoni parashikimin e motit

Thethi tashmë është kthyer në një qendër turistike jo vetëm gjatë sezonit turistik veror, por vazhdon të vizitohet edhe tani në vjeshtë nga pasionantët e natyrës dhe peizazhit.

Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit të tre shteteve, aty ndodhet edhe “Parku i Paqes”, ku në të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin edhe të turizmit kulturor.

Një bukuri natyrore të veçantë të bjeshkëve të veriut, e shpalos në këtë zonë Ujëvara e Thethit me lartësi 25 metra, ku së bashku me Mullirin e Blojes, kishën në qendër të fshatit formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, që derdhet në liqenin e Komanit. Thethi në këtë stinë përjeton edhe peizazhin e një fshati që përgatitet për dimrin. Në këtë stinë ku vjeshta ka sjellë kudo të verdhën e saj të mrekullueshme.

Keni vendosur ta kaloni fundjavën në Theth, atëherë mos harroni së pari mësoni motin duke klikuar në www.motilokal.com apo instaloni në telefonat tuaj për të kuptuar si do të jetë moti.

Moti për ditën e shtunë në Theth pritet të jetë pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 20 °C. Era do të fryjë 7.2 kilometra në orë (2 m/s) në drejtim të jugperëndimit.

 Ndërsa të dielën mëngjesi do të jetë i kthjellët, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat pritet të lëvizin prej 10 deri në 21 °C./Motilokal.com