Europa miraton veturën e parë fluturuese për të dalë në rrugë dhe qiell

Europa miraton veturën e parë fluturuese për të dalë në rrugë dhe qiell

Veturat fluturuese mund të duken futuriste – por ato janë tashmë këtu dhe mund të transformojnë mënyrën tonë të udhëtimit, punës dhe jetesës.

Pas fillimit të provave për fluturim dhe ngasje në vitin 2012, firma holandeze Pal-V tani thotë se vetura e saj fluturuese “Liberty” ka marrë miratimin në Bashkimin Europian për përdorim në rrugë.

Robert Dingemanse, themelues i kompanisë, tha për Associated Press se është dashur shumë punë për të përshtatur mjetin fluturues që paloset, për të marrë miratimin e përdorimit në rrugë. Mjeti është certifikuar për frenat, zhurmën dhe ndotjen.

“Nuk ka patur asnjëherë rregullore të përbashkëta mbi funksionimin ajror dhe rrugor për një mjet. Kemi arritur të ndërtojmë një mjet që u përshtatet të gjitha rregulloreve, që janë rreth 5 mijë kërkesa që duhen përmbushur”, u shpreh ai.

Kompania Pal-V ka patur një qasje më tradicionale në ndërtimin e veturës fluturuese dy ulëse dhe me tre rrota për ngasje në rrugë. Drejtuesit duhet të kenë licencën e pilotit për ta fluturuar atë.

Kompania thotë se mjeti mund të arrijë shpejtësi deri 160 kilometra në orë në rrugë. “Liberty” mund të përshkojë distanca ajrore prej 500 kilometrash me një shpejtësi deri 180 kilometra në orë me një serbarator.

Nëse je duke e ngarë makinën dhe paraqitet nevoja për të fluturuar, do të duhen vetëm dhjetë minuta që ta përshtatësh mjetin, thotë kompania.

Zoti Robert Dingemanse thotë se 90 mjetet e para, që do të jenë me porosi, do të kushtojnë rreth 500 mijë euro, dhe do të jenë gati në vitin 2022. Më pas, variantet standarde do të kushtojnë rreth 400 mijë euro.

Veturat fluturuese sot janë një realitet, pasojë e një përparimi të ndjeshëm në fushën e teknologjisë. Me dhjetëra start up-e pp konkurrojnë për zhvillimin e avionëve të vegjël komercialë, motoçikletave fluturuese dhe taksive personale të ajrit. Mendohet që kjo industri, deri në vitin 2040, të kapë shifrën e 1.5 trilionë dollarëve./Motilokal.com