Danimarka është një ndër shtetet që më së tepërmi kujdeset për mbrojtjen e ambientit. Është vendi i parë në botë që ka ndaluar shishet dhe qeset plastike dhe ofron investime të padëmshme në fushën e mjedisit.
Si të uleni në mënyrë drastike emetimet e CO2 në një qytet? Duke investuar në energji dhe zgjidhje të gjelbërta.
Qyteti i Kopenhagës i ka vënë vetes një kusht shumë ambicioz: dëshiron të bëhet kryeqyteti i parë në botë që neutralizon karbonin deri në vitin 2025.
Dhe tashmë është rruga e duhur: Emetimet e CO2 në Kopenhagë janë ulur me 42% që nga 2005.
Në një raport nga këshilli i qytetit shkruante: "Kopenhaga do të jetë në pararojë e politikave të ndryshimit të klimës me gjithçka, duke nisur nga turbinat e erës, teknologjia e re e gjelbër dhe transporti në zonat mjedisore, ushqimet dhe kushtet më të mira për çiklistë".
Buxheti i qytetit për vitin 2020 po shton 18.3 milionë euro për të miratuar politika më të mira klimatike.
"Ne po bëjmë një hap tjetër ambicioz në mënyrë që Kopenhaga të bëhet kryeqyteti i parë neutral në botë sa i përket emetimit të CO2", thuhet në raport.
Për të arritur këtë qëllim, Kopenhaga do të "promovojë trafik të qëndrueshëm dhe do të investojë masivisht në turbinat me erë dhe teknologjinë e re", thuhet në raport.
Qyteti gjithashtu do të sigurojë parkim falas në rrugë për veturat elektrike dhe do të rrisë çmimin e tarifave të parkimit dhe licencat e qëndrimit për makinat që ndotin më shumë.
"Qëllimi është të kufizojmë përdorimin e benzinës dhe makinave me naftë", vuri në dukje raporti. "Nga 1 korriku 2020, zona mjedisore në Kopenhagë do të përforcohet në mënyrë që as kamionët ndotës të mos lejohen të hyjnë në qytet."
Kopenhaga tashmë është një nga qytetet me kushte më të mira të çiklizmit në botë, por kjo nuk është e mjaftueshme për kryeqytetin danez: qyteti po ndërton shtigje të reja për biçikleta dhe madje edhe "dy shtigje për super biçikletë".
Qyteti do të fillojë gatimin e "ushqimeve të gjelbërta": 70,000 vaktet do të shërbehen çdo ditë nga komuna dhe do të bëhet "menu diete miqësore për emetimet CO2".
"Qëllimi është që ushqimi të bashkojë ekologjinë, shëndetin, shijen dhe pikëpamjet e klimës me edukimin e ushqimit dhe komunitetet sociale", thuhet në raportin e qytetit. /Motilokal.com