Tajfuni Hagibis godet Japoninë me shpejtësi deri në 215 km/h

Tajfuni Hagibis godet Japoninë me shpejtësi deri në 215 km/h

Një person ka vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar nga tajfuni më i fuqishëm që goditi Tokion ditën e sotme, duke sjellë me vete shi dhe erëra më të forta në 60 vitet e fundit.

Më shumë se gjashtë milion njerëz u këshilluan të evakuohen.

Tajfuni Hagibis, që do të thotë "shpejtësi" në gjuhën Filipine Tagalogisht, ka nisur rrugën e tij drejt lindjes së Japonisë në drejtim të Tokios. Shpejtësia e Hagibis pritet të shkojë deri në 215 km/h.

Stuhia, për të cilën qeveria paralajmëroi se mund të ishte më e fuqishmja për të goditur Tokion që nga viti 1958, ka sjellë tashmë reshje rekord shiu në prefekturën Kanagawa në jug të Tokios, ku vetëm gjatë 24 orëve kanë rënë 700 mililitra shi.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka shpallur nivelin e pestë të alarmit në vend, duke paralajmëruar për rrezikun e reshjeve të dendura në disa zona të arkipelagut. Këto rajone do të goditen nga reshje që nuk janë parë prej dekadash në vend.

Shumë njerëz brenda dhe rreth Tokios ishin duke strehuar në ambientet të përkohshme pas evakuimit.

Sipas njoftimeve të paktën 24 mijë ndërtesa janë pa energji elektrike në metropolin e Tokios. Urdhri për evakuim të menjëhershëm prek 262 mijë banorë, ndërsa paralajmërimet për kujdes përfshijnë 5.15 milionë persona në 13 prefektura në lindje të Japonisë.

Ekspertët paralajmëruan që Tokio, megjithëse ishte e kushtëzuar gjatë për t'u përgatitur për tërmete, ishte e rrezikuar edhe nga përmbytjet.

Përveç stuhisë dhe përmbytjeve, një tërmet i magnitudës 5.3 ka dridhur Japoninë. Autoritetet japoneze njoftuan se tërmeti u regjistrua të shtunën, pak para stuhisë. Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e Çibas, pranë Tokios, dhe vinte nga 60 kilometra thellësi. /Motilokal.com