Bie bora e parë në Brezovicë

Bie bora e parë në Brezovicë

Që nga sot në Kosovë kanë filluar të bien temperaturat dhe vendi po afrohet drejt stinës së ftohtë të dimrit.

Ashtu siç ka paralajmëruar ditë më parë portali www.motilokal.com që nga sot kanë filluar reshjet e borës në Brezovicë dhe në viset e tjera malore.

Temperaturat momentale janë 1 °C. Ndërsa gjatë javës dhe fundjavës së ardhshme priten edhe reshje më të mëdha të borës në tërë territorin e Kosovës. /Motilokal.com