Reshjet e para të borës në viset malore të Maqedonisë së Veriut

Reshjet e para të borës në viset malore të Maqedonisë së Veriut

Ashtu siç kemi paralajmëruar një front i ftohtë polar do të nga Deti i Veriut mbi Europën Qendrore me rryma të paqëndrueshme pritet ta përfshijë edhe rajonin tonë, duke sjell reshje shiu dhe bore në viset malore.

Sot në disa pjesë të larta malore të Maqedonisë së Veriut kanë rënë edhe fjollat e para të borës.

Pjesa më e lartë e Mavrovës, në malin Bistra nga orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të borës. Ndërkohë, në Malin Sharr në orët e mëngjesit nuk ka pasur akoma reshje të borës, edhe pse është paralajmëruar për sot.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të para të mëngjesit do të jetë i ftohtë dhe me erë. Gjatë ditës do të ketë vranësira dhe një erë nga veriu, që pritet të pasojë me shi në rajonin e Luginës së Vardarit si dhe në zonat e tjera malore të vendit./Motilokal.com