Përmbytje apokaliptike në Crotone të Italisë [Foto+Video]

Përmbytje apokaliptike në Crotone të Italisë [Foto+Video]

Moti i ligë ka përfshirë disa pjesë të Italisë, duke sjellë reshje shiu e bore. Nga reshjet e mëdha të shiut është përmbytur qyteti i Crotonës.

Sipas njoftimeve të autoriteteve vendëse ekipet e shpëtimit, Brigada e Zjarrit dhe Mbrojtja Civile janë në përpjekje të vazhdueshme për të ndihmuar qytetarët të cilët kanë mbetur të bllokuar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin pasi situata është shqetësuese.

Rrugët e disa zonave të qytetit për shkak të përmbytjeve i ngjajnë tashmë lumenjve.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce, deklaroi se për momentin nuk ka persona të lënduar, ndërsa paralajmëroi se moti i ligë mund të shkaktojë përkeqësim të situatës./Motilokal.com