Bie bora e parë në qarkun e Korçës, zbardhet Dardha [Foto]

Bie bora e parë në qarkun e Korçës, zbardhet Dardha [Foto]

Kanë nisur edhe reshjet e para të borës në qarkun e Korçës. Reshje të dendura bore kanë rënë në fshatin Dardhë. Për shkak të pranisë së borës, mësohet se ka pasur edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.

Siç njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në qarkun Korçë ka pasur reshje dëbore në zonat malore +1100 metra lartësi mbi detare, shoqëruar me erë dhe temperatura të ulëta.

ARRSH njofton se në rrugën e Dardhës km 5-13, është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës

Sipas njoftimit të ARRSH-së nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në të gjitha rrugët kombëtare.

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore të marrin masat për t'u pajisur me goma dimërore./Motilokal.com