253 kilogramë mbeturina hedh një qytetar i Kosovës në vit

253 kilogramë mbeturina hedh një qytetar i Kosovës në vit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2019 me ç’rast shihet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara është në Regjionin e Prishtinës ndërsa më e vogël në Regjionin e Gjakovës.

Sipas të dhënave një qytetarë i Kosovës hedhe mesatarisht 253 kilogramë mbeturina në vit. Ndërsa mesatarisht brenda një dite një qytetar i Kosovës  hedh 0.69 kilogram mbeturina.

Në tabelën ku janë të paraqitura mbeturinat komunale të grumbulluara sipas regjioneve për vitin 2019 shihet se Regjioni i Prishtinës i prin kësaj liste sa i përket sasisë së mbeturinave të grumbulluara me 139 mijë ton në vit.

Kurse në Regjionin e Gjakovës shihet se ka sasi më të vogël të mbeturinave të grumbulluara me 34 mijë ton në vit./Motilokal.com