Java e fundit e nëntorit me mot të qëndrueshëm në Shqipëri

Java e fundit e nëntorit me mot të qëndrueshëm në Shqipëri

Java e fundit e nëntorit në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot kryesisht të kthjellët e me diell si dhe vranësira kalimtare. Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa gjatë mesditës orët me diell do të bëjnë që temperaturat të pësojnë rritje.

Dita e hënë do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 13 deri në 17 °C.

E marta do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 17 °C.

Ndërsa e mërkura do të mbajë mot pjesërisht të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen prej 5 deri në 17 °C. /Motilokal.com