Situata meteorologjike në Kosovë në javën e fundit të nëntorit do të jetë me mot të qëndrueshme. Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë me ngrica, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira kalimtare. Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve.
E hëna do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 10 °C.
Dita e martë do të jetë me vranësira dhe pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 2 deri në 7 °C.
Ndërsa e mërkura do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 10 °C./Motilokal.com
