Një ajsberg me madhësinë e Qipros mund të shkaktojë një katastrofë natyrore në një ishull të vogël në Xhorxhian Jugore.
Ajsbergët që ndahen nga Antarktida shpesh copëtohen në Atlantikun e Jugut, duke i dhënë rajonit pseudonimin e varrezave të ajsbergut. Por shkalla e madhe e këtij akulli 158 kilometra të gjatë dhe 48 kilometra të gjerë, të quajtur A68a, është e pazakontë, thonë studiuesit që e ndjekin atë me anë të satelitit.
Ajsbergu po udhëton me rreth një kilometër në ditë dhe trajektorja në të cilën po udhëton e sjell atë në një kurs përplasjeje me Xhorxhian Jugore, e cila konsiderohet si një pikë e nxehtë për biodiversitetin global, pasi është shtëpia e shumë llojeve të ndryshme të pinguinit dhe albatrosë, si dhe dy specie endemike të të afërmve të shpendëve të harabelave, rosave, fokave, luanëve dhe elefantëve të detit. Mijëra kafshë për të cilat ardhja e A68a mund të përfaqësojë një katastrofë.
"Potencialisht mund të jetë shumë keq nëse bazohet dhe qëndron në hyrje të një prej disa gjireve të rëndësishëm", thotë Peter Fretwell në British Antarctic Survey (BAS). Xhorxhia Jugore është një territor britanik dhe një pikë e nxehtë globale e biodiversiteti që është shtëpia e kolonive të mëdha të zogjve të detit, përfshirë ato të albatrosit.
Rreziku më i madh është që ajsbergu, vetëm 200 metra i thellë nën ujë, mund të notojë dhe të përplaset me një prej gjireve në ishull, të cilët shërbejnë si një pikë kalimi për kafshët, në vendet e gjuetisë që gjenden në det të hapur.
Përveçse janë shkëputur nga burimet, zogjtë dhe fokat mund të jenë viktima të një problemi tjetër, që është shkrirja e ajsbergut, i cili do të lëshonte sasi të mëdha uji ngrirës dhe mund të dëmtojë algat e detit, me një efekt domino në pjesën tjetër të ekosistemit.
Ka edhe më shumë shqetësime globale; duke u zvarritur në shtratin e detit, A68a mund të nxjerrë në sipërfaqe dhe të pluhurizojë me peshën e tij, të gjithë organizmat e vdekur të varrosur në rërë, duke lëshuar kështu sasi të mëdha CO2 në atmosferë.
Ajsbergu pritet të arrijë në Xhorxhian Jugore në më pak se një muaj dhe “British Antarctic Survey” po monitoron rrugën e saj, me shpresën se do të qëndrojë larg ishullit./Motilokal.com
