Ujësjellësi 'Prishtina' njofton për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Ujësjellësi 'Prishtina' njofton për nivelin e ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP), përmes një komunikate ka njoftuar për gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badovci.

Sipas KRU “Prishtina” niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 629.48 metra mbi nivelin e detit ose 5.52 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit sot është 639 metra mbi nivelin e detit ose 10.85 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Ujësjellësi “Prishtina” kërkon nga qytetarët që t'i ruajmë pasuritë tona ujore. Mbrojtja e burimeve të ujit, e domosdoshme./Motilokal.com