Sot është Dita Botërore e Mjedisit, e cila u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së.
Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Mjedisit është "Beteja me Ndotjen e Ajrit".
Ndotja e ajrit jo vetëm që ndikon në shëndetin tonë, por për çdo vit rreth 6.5 milionë njerëz në mbarë botën vdesin para kohe nga ndotja e ajrit, gjithashtu ndotja shkakton edhe ngrohjen globale.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Shqipëri vdesin 1400 persona nga ajri i ndotur.
Ndërsa në Kosovë sipas raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga ndotja e ajrit vdesin 3700 persona çdo vit.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se nëse zvogëlojmë emetimet nga ndotësit e ajrit, ne mund të ngadalësojmë edhe ngrohjen globale deri në 0.5 oC gjatë dekadave të ardhshme.
Ekzistojnë dy lloje të ndotjes së ajrit, ndotja e ajrit të brendshëm (familjar) të shkaktuar nga soba, ngrohja dhe ndriçimi, dhe ndotja e ajrit nga ambienti i jashtëm që shkaktohet nga emetimet nga prodhimi, transportimi, furrat industriale, furrat me tulla, zjarre, bujqësia, pluhuri dhe stuhitë e rërës.
Këtë vit Dita Botërore e Mjedisit duket se do të inkurajojë të gjithë që të marrin në konsideratë se si mund të bëjmë ndryshime në jetën tonë të përditshme për të zvogëluar sasinë e ndotjes së ajrit që prodhojmë.
Ka shumë gjëra që mund të bëjmë nga përdorimi i biçikletave, ecja në punë, riciklimi i plehrave jo-organike, për të inkurajuar këshillin tuaj lokal për të përmirësuar hapësirat e gjelbra në qytetin tuaj.
Këtu janë edhe disa këshilla për mjedisin nga Organizata e Kombeve të Bashkuara se si mund të bëhemi mbrojtës për cilësi më të mirë të ajrit:
Fikni dritat që nuk janë në përdorim;
Kontrolloni rendimentin e efiçiencës për sistemet e ngrohjes në shtëpi dhe në gatimet në mënyrë; që të përdoren modele që kursen para dhe mbrojnë shëndetin;
Asnjëherë mos i digjni mbeturinat, pasi kjo kontribuon direkt në ndotjen e ajrit;
Siguroni gatim të pastër dhe soba për ngrohje për komunitetet rurale;
Përdorni lëndë djegëse me djegie të pastër;
Kalo në naftë të pastër dhe motorë të përmirësuar për transport dhe mallra;
Kaloni nga llampat me vajguri në teknologjitë e ndriçimit të pastër si dritat diellore;
Prioritizimi i përdorimit të ecjes në këmbë dhe biçikletave;
Mbështetja e industrive që përdorin teknologji të pastra;
Investoni në energji të rinovueshme.
Kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta në Kosovë, ku edhe kësaj here aktivitetet kryesore janë organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucione tjera. /Motilokal/


