Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë (WMBD) ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmendjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve që migrojnë dhe habitatet e tyre.
Kjo ditë po festohet me pothuajse 700 ngjarje, duke përfshirë aktivitete të ndryshme për rëndësinë e shpendëve, ligjërata të ndryshme si dhe veprime për pastrimin e ambientit që po mbahen në 70 vende të botës. WMBD është një ngjarje ndërgjegjësuese dy-vjeçare që shënohet të shtunën e dytë të majit dhe tetorit, e që këtë vit tema apo motoja kryesore është “Mbrojtja e Zogjve: Bëhu Zgjidhje për Ndotjen e Plastikes”.
"Me një prodhim vjetor prej më shumë se 300 milion ton, plastika është një nga materialet më të përdorura në botë," thuhet në njoftimin e WMBD-së. Sipas tyre plastika njëpërdorimshme mund të hidhet pas disa minutash, por mund të duhen shumë vite që ato të dekompozohen në mjedis.
Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Komunikime Global (DGC) gjithashtu publikoi një video në lidhje me fushatën e këtij viti, duke përshkruar rolin e rëndësishëm që luajnë zogjtë shtegtarë në mjedis, si dhe migrimet e tyre vjetore.
"Shumë zogj grabitqarë që shohim në kopshtet zoologjike të mbyllura në kafaze ose me këmbë të lidhura, do të migronin natyrisht," tha organizata me qendër në Mbretërinë e Bashkuar Freedom For Animals në një deklaratë. Ata shtuan se ata po përdorin këtë ditë për të theksuar egërsinë e mbajtjes së zogjve grabitqarë.
Grupi për të drejtat e kafshëve theksoi se mbajtja e zogjve në robëri është mizore dhe e panevojshme.
"Për shumë prej këtyre zogjve, kopshti zoologjik është një mjedis shumë stresues dhe shumë i panatyrshëm. Jo vetëm që këta zogj janë shumë milje larg shtëpisë dhe shpesh në një klimë të çuditshme, atyre u mohohen instinktet e tyre themelore."
Ndërsa Fondacioni Botëror për mbrojtjen e Kafshëve të Egra (WWF) përmendi rrezikun e ndotjes plastike ndaj zogjve shtegtarë, duke thënë se 90 për qind e detit tashmë ka plastikë dhe në zorrët e tyre, duke vrarë 1 milion zogj për çdo vit.
Duke iu referuar rolit thelbësor që kanë zogjtë shtegtarë për ambientin, duke udhëtuar në distanca të gjata, ai tha: "Shpendët kanë vlera të pazëvendësueshme në ekulibrin biologjik midis qenieve të gjalla duke penguar shtimin e madh të insekteve dhe dëmtuesve të ndryshëm".
Rreziqet që mund t’i vijnë biodiversitetit, pyjeve nga aktivitetet e pakontrolluara njerëzore si mbishfrytëzimi, industrializimi, bujqësia intensive, zhvillimi urban i pa kontrolluar, ndotja ose intoksikimi i tokës, ujit, atmosfera, si rezultat i përdorimit pa kriter i plehërave kimike e pesticideve, gjuetia e pa ligjshme etj., kanë ndikimin e tyre në faunën e egër në përgjithësi dhe te shpendët në veçanti. /Motilokal.com