Motilokal.com ju sjell dimrin në vjeshtë direkt nga Brezovica [Foto]

Motilokal.com ju sjell dimrin në vjeshtë direkt nga Brezovica [Foto]

Me depërtimin e masave të ftohta polare në Kosovë temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ku gjatë natës janë regjistruar edhe reshjet e para të borës në ultësira dhe në viset malore.

Gjatë natës së mbrëmshme Brezovica dhe pjesë të viseve malore dhe ultësirave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut janë mbuluar nga bora e parë, duke paralajmëruar edhe ardhjen e dimrit. Temperaturat momentale janë 2 °C në Kosovë.

Brezovica gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2,522 metra, me një hapësirë prej 2,500 hektarësh.

Më poshtë Motilokal.com ju sjellim disa foto të borës direkt nga Brezovica. /Motilokal.com