Fillon shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në Kosovë

Fillon shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot do të fillon shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, ndërsa me 160500 vaksinat e para do të imunizohen grupet më të rrezikuara.

Sipas tij ministria është në proces të sigurimit edhe të 50.000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngrisim për 100 për qind numrin e vaksinave krahasuar me vitin paraprak.

“Vaksinat e blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it do të shpërndahen dhe jepen falas për qytetarët e vendit tonë. Do të ketë vaksina të mjaftueshme, sipas planit të vaksinimit dhe, sipas nevojës, do të mund të sigurojmë edhe të tjera”, ka bërë të ditur ministri Zemaj.

“Gripi çdo vit godet moshat e ndjeshme dhe ka shtrirje të gjerë, ndërsa me qëllim të parandalimit të viruseve sezonalë agresivë në qarkullim, MSh ka siguruar vaksina katër valente që kanë fuqi më të madhe vepruese/parandaluese ndaj këtyre virusëve. Vaksinat do të jepen sipas prioriteteve dhe konform standardeve globale kundër gripit”, është shprehur Zemaj./Motilokal.com