Bashkimi Europian në rrugën e duhur për arritjen e objektivit 2020 për emetimet e gazrave serrë

Bashkimi Europian në rrugën e duhur për arritjen e objektivit 2020 për emetimet e gazrave serrë

Bashkimi Europian (BE) është në rrugën e duhur për të arritur synimin e tij të vitit 2020 për uljen e gazrave serrë me një të pestën krahasuar me nivelet e vitit 1990, ka bërë të ditur Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA).

Sipas kësaj agjencie në vitin 2019, emetimet e gazrave serrë, që fajësohen për ndryshimin e klimës, u ulën me pothuajse 4 për qind në të 27-a vendet anëtare të BE-së, një rënie që ndodhi para efekteve të pandemisë së COVID-19, transmeton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

EEA theksoi se krahasuar me nivelet e vitit 1990, reduktimet totale ishin 24 për qind më të ulëta, në raportin e saj, duke përmendur politikat efikase të klimës.

Duke komentuar mbi pandeminë, agjencia me bazë në Kopenhagë tha se ka tregues të fortë që rënia ekonomike në vitin 2020 ka ulur ndjeshëm konsumin e përgjithshëm të energjisë dhe emetimet e gazrave serrë në vitin 2020, veçanërisht në sektorin e transportit.

Agjencia Europiane e Mjedisit paralajmëroi se efekti i pandemisë në emetime mund të ndalet shpejt, kur aktiviteti ekonomik të rimëkëmbet.

Megjithatë, 12 vende kanë nivele emetimi më të larta se kufijtë e tyre vjetore, ku përfshihet Austria, Belgjika, Republika Çeke, Gjermania, Holanda dhe Polonia./Motilokal.com