Çmimeve tradicionale vjetore të Fotografisë, tani i është shtuar edhe një çmim ‘Fotografia e Mjedisit’ që ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit dhe pasojave që ka dora e njeriut në planet.
Në përputhje me Qëllimet e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm, çmimi synon të shfaqë ndërlidhjen mes mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike si dhe pasojat që kanë veprimet në vendet e pazhvilluara ku prerja e pyjeve dhe gërmimet e tokës janë të shpeshta.
"Ndryshimi i klimës është çështje përcaktuese e kohës sonë dhe tani është momenti vendimtar për të vepruar nga të gjithë sektorët e shoqërisë", tha Terry Fuller, shefi ekzekutiv i CIWEM.
"Ky konkurs tregon realitetin se si njerëzit po ndikohen nga klima në të gjithë botën dhe synon të përhapë një mesazh të rëndësishëm për të frymëzuar ndryshime”.
Më poshtë ju sjellim fotot fituese të cilat tregojnë pasojat e mos-harmonisë në mes natyrës dhe njeriut që janë një alarm zgjimi. /Motilokal.com