Vjen lajmi i shumëpritur: Moderna thotë se është arritur 100 për qind efekti i vaksinës kundër COVID-19

Vjen lajmi i shumëpritur: Moderna thotë se është arritur 100 për qind efekti i vaksinës kundër COVID-19

Vaksina kundër koronavirusi e kompanisë Moderna, ka rezultuar të jetë 100 për qind efektive.

Lajmin e ka publikuar The Spectator Index pak më parë.

Ndryshe ka kohë që po synohet gjetja e një vaksine, dhe ajo e kompanisë Moderna, deri më tani ka rezultuar në bazë të hulumtimeve dhe analizave të bëra si vaksina më efektive.

Po ashtu kompania e prodhimit të barnave Moderna njoftoi se do të aplikojë sot (të hënën) në SHBA dhe Evropë për marrë autorizimin për përdorimin e vaksinës së saj kundër COVID-19.

Studimi tregon gjithashtu se vaksina parandalon 100 për qind rastet e rënda. Kjo pritet të jetë vaksina e dytë që ka të ngjarë të marrë miratimin e autoriteteve për përdorim urgjent në SHBA këtë vit.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë shumë efikase. Tashmë kemi të dhëna për ta provuar këtë gjë”, tha gjatë një interviste telefonike shefi i Shërbimeve Mjekësore të kompanisë Moderna, Dr. Tal Zaks.

“Ne presim që të luajmë një rol kryesor në frenimin e pandemisë”, shtoi ai./Motilokal.com