Kosova edhe pse një vend i vogël, shquhet për larmi të peizazheve biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitet të pasur.
Pozita gjeografike, faktorët gjeologjik, pedologjik, hidrologjik, relievi dhe klima, janë disa prej faktorëve që kanë mundësuar që Kosova të ketë një diversitet të pasur biologjik dhe peizazhor me një llojllojshmëri të mirë floristike, vegjetative dhe faunistike.
Biodiversiteti është një burim i rëndësishëm dhe shumë i çmuar për planetin tonë. Mbrojtja dhe kujdesi ndaj kësaj llojshmërie biologjike është një problem shumë i madh për njerëzimin.
Kushtet klimatike, faktori njëri dhe mungesa e ndërgjegjësimit, në mbarë botën janë shkatërrimtarët kryesorë të florës dhe faunës.
Rrjeti kombëtar i zonave të mbrojtura përbëhet prej 97 zonave të natyrës me sipërfaqe 47.842.34 hektarë ose 4.39 për qind e territorit të Kosovës. /Motilokal.com