Kamera më e madhe dixhitale në botë shkrep fotografinë e parë

Kamera më e madhe dixhitale në botë shkrep fotografinë e parë

U deshën më shumë se një dekadë dhe rreth 700 milionë dollarë për krijimin e saj, por kamera dixhitale më e madhe në botë realizoi fotografinë e saj të parë.

Kamera që është projekt i përbashkët i dy agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara, është krijuar për regjistrimin e imazheve të universit për dhjetë vitet e ardhshme.

Kamera do të vendoset në Observatorin Vera Rubin në Kili, performanca është gjithçka.

Kjo pajisje 3.2 gigapiksel do të ndihmojë në zhbllokimin e disa prej pyetjeve kryesore të jashtëzakonshme në astronomi.

Kush e di? Mund të na afrojë madje edhe më shumë për të kuptuar ato energji të errëta dhe “lëndë të errëta” të gërvishtësve kozmikë që duket se po kontrollojnë evolucionin e aq shumë prej asaj që shohim kur shikojmë lart.

Observatori do të vëzhgojë të gjithë fushën e tij të shikimit  për disa netë për 10 vjet.

“E dinim se kishim nevojë për një kamera shumë të madhe. Ajo që ne kërkonim ishe më e madhe sesa çdo aparat i krijuar më parë“, tha Dr. Steven Kahn i qendrës vrojtuese “Vera C. Rubin.

Steven Kahn po udhëheq punimet për ndërtimin e kameras me rezolucion prej 3 miliardë pikselë që ofron fotografi 300 herë më të qarta sesa një telefon inteligjent dhe që do të filmojë qiellin gjatë natës për 10 vitet e ardhshme.

“Nëse e bëjmë këtë vazhdimisht për dhjetë vite, atëherë do të kemi mijëra imazhe të çdo pjese të qiellit. Duke krahasuar fotografitë, do të shohim dallimin në qiell dhe gjithçka që lëviz në të“, thotë Dr. Kahn.

Të dhënat që mblidhen për herë të parë nga kamera e financuar nga qeveria amerikane, do të ndihmojnë në zbardhjen e dy mistereve shkencore: errësirës dhe energjisë së saj.

Por studiuesit zgjodhën diçka më të zakonshme për provën e parë të kamerës: një copë brokoli.

“Fotografimi i saj ishte interesant sepse ndërsa e zmadhoje shihje më shumë gjëra”,shtoi zoti Khan.

Shfaqja e fotografisë së brokolit do të kërkonte një ekran me cilësi tejet të lartë.

Shkencëtarët por edhe qytetarët e interesuar do të analizojnë të dhënat e siguruara nga kamera.

Zoti Kahn thotë se ka mjaftueshëm galaktika për secilën klasë në botë, duke u mundësuar studentëve zbulimin e një supernove.

“Nxënësit e shkollave mund të jenë njerëzit e parë që do të shohin një supernovë.”

Kamera pritet të nisë grumbullimin e imazheve në vitin 2023.

Sa të mira janë fotografitë?

Nëse dëshironi t’i shfaqni ato me madhësi të plotë në rezolucion të plotë, do t’ju duhen 378 ekrane televizive me definicion ultra të lartë 4K.

Vera Rubin është kryesisht një projekt amerikan, por me një dimension të fortë ndërkombëtar./Motilokal.com