Kjo është vetura elektrike më e shitur në Europë

Kjo është vetura elektrike më e shitur në Europë

Rreth 1,127,624 vetura elektrike të reja janë shitur në Europë muajin e kaluar, që është 7% më pak se në tetor të vitit 2019.

Sipas të dhënave 26.8% e numrit të përgjithshëm të veturave të reja të shitura ishin me një formë të atyre elektrike.

Veturat më të shitura në muajin tetor ishin hibride, të cilat zënë 32% të automjeteve elektrike në total.

Modeli më i kërkuar dhe i shitur elektrik në muajin tetor ishte Volkswagen ID.3, me 10,475 njësi të shitura.

Pas tij është renditur Renault Zoe me 9,778 njësi dhe në vendin e tretë është Hyundai Kona Electric me 5,261./Motilokal.com