Tërmeti dridh Turqinë juglindore

Tërmeti dridh Turqinë juglindore

Një tërmet me madhësi 5.0 është regjistruar në provincën juglindore të Turqisë, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofës.

Tërmeti pati si epiqendër qytezën Siirt pranë Diyarbakërit. Lëkundja ndodhi në një thellësi prej 14.02 kilometra në rrethin Kurtalan në 8:45 të mëngjesit me kohën lokale, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Deri me tani nuk raportohet për viktima, shtoi AFAD.

"Nuk ka dëm në qendrën e rrethit Siirt dhe Kurtalan. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kontrollin e zonave rurale", tha Osman Hacibektaşoğlu, guvernatori i provincës Siirt.

Turqia është duke u përballur me lëkundje te vazhdueshme tërmeti gjatë muajve të fundit, ku më i madhi ishte në 30 tetor në zonën bregdetare të Izmirit duke shkaktuar dhjetra të vdekur.