Sot mot i vranët dhe intervale me diell, vende-vende edhe reshje shiu në Shqipëri

Sot mot i vranët dhe intervale me diell, vende-vende edhe reshje shiu në Shqipëri

Vendi po ndikohet nga kalimi i një fronti atmosferik, i cili ka sjellë edhe reshje shiu pas disa ditëve me diell.

Dita e premte në Shqipëri pritet të jetë me mot pjesërisht me re, në orët e para të mbrëmjes mundësi edhe për riga lokale shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 17 °C.

Edhe të shtunën do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 17 °C.

E diela do të mbajë mot të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe në mbrëmje reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 13 deri në 17 °C./Motilokal.com