Moti sot dhe fundjavë me vranësira e diell në Kosovë

Moti sot dhe fundjavë me vranësira e diell në Kosovë

Kosova deri në fundjavë do të jetë nën ndikimin e rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu, me mot stabil dhe rritje të lehtë të temperaturave.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira në mëngjes gjatë ditës kryesisht i kthjellët dhe me diell, vende-vende edhe me riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 6 deri në 9 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët në mëngjes, kurse gjatë pasdites pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 11 °C.

E diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellë, në mbrëmje me vranësira dhe reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 11 °C./Motilokal.com