Ky është parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Maqedoni

Ky është parashikimi i meteorologëve për sot dhe fundjavë në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë mëngjesi me mjegull, ndërsa gjatë ditës pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re, vende-vende edhe me reshje shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 6 deri në 10 °C.

Ndërsa e diela do të mbajë mot pothuajse të kthjellët dhe vende-vende edhe me reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 5 deri në 10 °C./Motilokal.com