Alarm i kuq në Itali, pritet të goditet nga stuhi shiu dhe bore

Alarm i kuq në Itali, pritet të goditet nga stuhi shiu dhe bore

Shi, borë, erëra dhe stuhi të forta nga Veriu në Jug pritet të goditet Italia nga moti i ligë këtë të diel.

Sipas parashikimeve të motit nga Departamenti i Mbrojtjes Civile në vend ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushtet e pafavorshme të motit. Alarmi i kuq është dhënë për Veneto, Friuli Venezia Giulia dhe për Provincën Autonome të Bolzanos. Alarmi portokalli u vlerësua gjithashtu në 12 rajone dhe alarmi i verdhë në 13 rajone.

Njoftimi parashikon nga sonte reshje shiu me stuhi, në Toskana, Liguria, Lombardia, Veneto, Provincat Autonome të Trentos dhe Bolzanos dhe Friuli Venezia Giulia nga sonte. Reshjet do të marrin përgjithësisht një karakter me dëborë mbi 800-1000 metra lartësi mbi detare. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.

Nga ky ciklon që do të goditet Italia, pritet ta përfshijë edhe rajonin tonë nga e hëna do të përfshihet edhe Shqipëria dhe Kosova me reshje të dendura shiu./Motilokal.com