Dridhje toke në Durrës, epiqendra në detit Adriatik

Dridhje toke në Durrës, epiqendra në detit Adriatik

Një tërmet me magnitude 4.5 të shkallës Rihter ka goditur këtë mëngjes Shqipërinë. Dridhjet janë ndierë rreth orës 8:19 me orën lokale.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 2 kilometra në veriperëndim të Durrësit dhe 39 kilometra në perëndim të Tiranës. Tërmeti kishte thellësinë 10 kilometra.

Po ashtu bëhet e ditur se lëkundjet janë ndierë edhe në zonën e Thumanës, por edhe në Laç dhe Lezhë.

Nga të dhënat e para, shumë persona kanë ndierë lëkundjet por nuk ka raportime për dëmtime në njerëz dhe materiale./Motilokal.com