Ky është moti sot dhe nesër në Kosovë

Ky është moti sot dhe nesër në Kosovë

Vazhdon të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell në Kosovë. Në orët e mëngjesit në vise të ulëta, do të jetë më ftohtë dhe mundësi për mjegull/mjegullinë. Sipas parashikimit të motilokal.com, sot do të kemi mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat pritet të lëvizin nga 13 deri në 23 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3.6 kilometra në orë (1 m/s) në drejtim të juglindjes.

Ndërsa të enjten mëngjesi do të jetë i kthjellët, kurse mesdita pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin prej 13 deri në 23 °C.

Mot i ngjashëm, i ngrohtë dhe kryesisht me diell, do të vazhdoj të mbizotëroj deri nga mesi i javës së ardhshme. /Motilokal.com

*Foto e shkrepur nga Arian Mavriqi