Nëntori 2020, muaji më i nxehtë në historinë e botës

Nëntori 2020, muaji më i nxehtë në historinë e botës

Nëntori 2020 ka shënuar një rekord nxehtësie sipas Agjencisë Europiane të Kopernikut për Ndryshimet Klimatike.

Nëntori i këtij viti është muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në botë, duke e bërë vitin 2020 edhe më afër rekordit të vitit 2016. Sipas Agjencisë Europiane të Kopernikut për Ndryshimet Klimatike, periudha prej 12 muajsh nga dhjetori 2019 deri në nëntor 2020 është në 1.28 gradë Celsius mbi temperaturat e epokës para-industriale. Ndërsa vitet 2015 deri në 2020 janë gjashtë më të ngrohtat të regjistruara ndonjëherë, numër ky që e afron planetin në mënyrë të rrezikshme afër tavanit të parë të përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit.

Rajonet e gjera në të gjithë Europën Veriore, Siberinë dhe Oqeanin Arktik, temperaturat ishin shumë të larta, ku arriti që akulli në dete të ishte në nivelin e dytë më të ulët, të parë ndonjëherë në nëntor.

Gjithashtu temperatura mbi mesataren kishin edhe Shtetet e Bashkuara, Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Pllaja Tibetiane, Antarktida lindore dhe pjesa më e madhe e Australisë.

Muaji nëntor në mbarë globin ishte pothuajse 0.8 gradë Celsius mbi mesataren për 1981-2010, dhe 0.1 °C më i lartë se vitin e kaluar, dhe kjo nxehtësi e pazakontë vjen nga efekti ftohës i La Niña.

“Këto të dhëna shkojnë krah për krah me prirjen afatgjatë të ngrohjes globale”, tha Carlo Buodebo, drejtor i Agjencisë Europiane të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të “shikojnë këto të dhëna si kambana  alarmit dhe të kërkojnë mënyrat më të mira për të përmbushur angazhimet e Marrëveshjes së Parisit”.

Drejtori i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës tha se nëntori ishte “një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë” globalisht dhe temperaturat në Arktik dhe Siberinë Veriore mbetën vazhdimisht të larta, ndërsa akulli në dete ishte afër shtrirjes më të ulët.

“Kjo prirje është shqetësuese dhe thekson rëndësinë e monitorimit gjithëpërfshirës të Arktikut, pasi ajo po ngroh më shpejt se pjesa tjetër e botës”, shtoi ai./Motilokal.com