Keni kujdes gjatë vozitjes në mjegull, rrugët janë të rrëshqitshme

Keni kujdes gjatë vozitjes në mjegull, rrugët janë të rrëshqitshme

Mjegulla e dendur, e cila ka përfshirë tërë territorin e Kosovës, është një fenomen që zakonisht bie në periudhën e vjeshtës dhe dimrit. Përderisa merr ky mot kështu duhet të bëhet kujdes veçmas në komunikacion.

Po ashtu kërkohet nga shoferët t’i përdorni dritat e mjegullës, për arsye se nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Ndërsa disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t'ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

Kushtoni sa më shumë kujdes në rrugë ku ka prezencë të mjegullës sepse mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t'i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Mbani vëmendjen, mos shpejtonit.

Gjatë mjegullës nuk bën t’i ndizni dritat e gjata, sepse ato mund të reflektojnë jashtë dhe të kthehen në automjetin tuaj dhe e bën të pamundur që shoferët e tjerë t'ju shohin. /Motilokal.com