Thellohet ‘enigma’, monoliti misterioz shfaqet në Britani të Madhe

Thellohet ‘enigma’, monoliti misterioz shfaqet në Britani të Madhe

Një monolit është shfaqur në mënyrë misterioze në Britani - vetëm disa ditë pasi të ngjashëm u panë në SHBA dhe Rumani.

Struktura e shndritshme dhe me sipërfaqe reflektuese është zbuluar në plazhin e njohur si Compton Beach. Është e lartë më shumë se dy metra dhe e gjerë rreth 60 centimetra. Nuk dihet se kush e ka instaluar. Mes të parëve që e ka pikasur ka qenë një grua. Aleksia Fishwik, që rrëfen se ishte mahnitur.

Monolit, Ishulli i Wight

“Shumë njerëz kaluan pranë saj dhe e injoruan. Është tepër e lezetshme”, tha gruaja që e pa për herë të parë atë.

Image

Objekte të ngjashme janë zbuluar gjithashtu kohët e fundit në Utah,  Kaliforni dhe Rumani. Në mediat sociale flitet shumë për këto monolite dhe ka nga ata që i konsiderojnë si punë të përkohshme nga një ose më shumë artistë, të cilët pas një kohe i zhdukin, siç ndodhi në Utah./Motilokal.com

Image

Image