Studim: Akullnajat në Zvicër po shkrihen me shpejtësi rekord

Studim: Akullnajat në Zvicër po shkrihen me shpejtësi rekord

Akullnajat në Zvicër kanë humbur një të dhjetën e vëllimit të tyre brenda pesë viteve të fundit, shkalla e shkrirjes është më e shpejtë sa që është vërejtur ndonjëherë, sipas një studimi të publikuar nga Akademia e Shkencave të Zvicrës,

Qershori që ishe muaji më i nxehtë theu rekordet edhe në Zvicër, ku sasia e akullit të shkrirë ishte ekuivalente me konsumin vjetor të ujit të pijshëm të Zvicrës, njoftoi Akademia.

Sipas Akademisë së Shkencave të Zvicrës, gjatë pesë viteve të kaluara, humbja tejkalon 10 për qind që është një normë rënie që nuk ishte vërejtur më parë në seritë kohore që zgjaten më shumë se një shekull.

Zvicra ka humbur më shumë se 500 akullnajat që nga viti 1900.

Në lindje të vendit dhe në krahun verior të Alpeve, shumë akullnaja kanë humbur nga 1 deri në 2 metra trashësi këtë vit.

Sidomos në Zvicrën lindore dhe në pjesën veriore të Alpeve, humbjet ishin më të larta se mesatarja për dekadën e fundit, tha Akademia.

Zvicra po humbet akullnajat e saj me rritjen e temperaturave.

"Më shumë se 500 akullnaja janë zhdukur tashmë që nga vitet 1900," shtoi Akademia.

 Valët ekstreme e të nxehtit janë parë si shkak i ndryshimit të klimës, e që është një çështje urgjente në botë. /Motilokal.com