Administrata e Ushqimit dhe Barnave: Vaksina e Pfizer dhe BioNTech është 95 për qind efektive kundër COVID-19

Administrata e Ushqimit dhe Barnave: Vaksina e Pfizer dhe BioNTech është 95 për qind efektive kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt aprovimit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, duke konfirmuar efikasitetin e vaksinës.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), përmes një dokumenti të publikuar të martën, konfirmoi se vaksina ofron mbrojtje prej 95 për qind nga koronavirusi, 7 ditë pas injektimit të dozës së dytë.

Ata shtuan se nuk ka shqetësime të forta për sa i përket aprovimin e vaksinës dhe fillimin e vaksinimit të qytetarëve por po studiohet ende efektet që mund të ketë kjo vaksinë të gratë shtatzëna, fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe personat me sistem imunitar të dobët.

Megjithatë, sipas ekspertëve të agjencisë amerikane që duhet të japë dritën jeshile për imunizimin në masë, që pas dozës së parë, përdoruesit sigurojnë një lloj mbrojtje.

Në raport, sqarohet se efikasiteti i vaksinës mes dozës së parë dhe të dytë është 52.4 për qind. Vërehet gjithashtu se vaksina nuk jep efekte të rëndësishme anësore./Motilokal.com