Përkeqësimi i motit, Bashkia e Lezhës njofton qytetarët e saj të marrin masa

Përkeqësimi i motit, Bashkia e Lezhës njofton qytetarët e saj të marrin masa

Bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët e saj mbi parashikimin e motit për ditët në vijim, ku edhe priten reshje të mëdha shiu, që mund të sjellin përmbytje të rrugëve.

Ndër të tjera bashkia njofton se ka marrë masat e nevojshme si dhe ka vendosur në dispozicion një numër telefoni për problemet e mundshme.

Njoftimi i plotë i Bashkisë së Lezhës:

Bashkia Lezhe ju bën me dije se këto dite priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me veturat, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me risk të lartë.

Kryetari i Bashkisë, ka thirrur një grup pune me ekspert dhe specialist të fushës dhe po qëndron në krye të menaxhimit të kësaj situate. Janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t'u ardhur në ndihme sa më shpejt për çdo rast vështirësie që mund të ndodhe.

Kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë për përballimin me sukses të situatës.

Për çdo problem duhet të telefononi tek Nr. 068 669 4445 ose shkruani në ne inbox.

Urojmë që së bashku të kontribuojmë për sa me pak probleme dhe pa pasoja  për të gjithë ju./Motilokal.com